Futbollisti spanjoll Rodri pritet të udhëtojë sot drejt Barcelonës për të finalizuar transferimin e tij nga Manchester City.
Raportohet se klubi anglez ka autorizuar Rodrin për këtë udhëtim, pasi Barcelona ka dërguar të gjitha dokumentet e nevojshme.
Sipas gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, Barça ka planifikuar një fluturim privat për Rodrin në mbrëmje dhe është organizuar gjithashtu për vizitat e tij mjekësore.
Ky transferim do të jetë një nga blerjet më të rëndësishme të viteve të fundit për Barcelonën, e cila po forcon mesfushën e saj.
Gjatë ditëve të fundit, klubi katalanas ka punuar intensivisht për këtë marrëveshje, duke rritur ofertën disa herë. Manchester City e refuzoi ofertën fillestare të Barcelonës, ndërsa shuma që mund të kënaqte klubin anglez lëvizte midis 70 dhe 75 milionë eurove.



















You must be logged in to post a comment Login