Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Tromp: Raporti i britanikëve fortë me rëndësi për Thaçin dhe të tjerët para vendimit (VIDEO)

Tromp: Raporti i britanikëve fortë me rëndësi për Thaçin dhe të tjerët para vendimit (VIDEO)

Ish-hetuesja në Tribunalin e Hagës, Nevenka Tromp, ka komentuar takimin e fundit që u zhvillua në Hagë, ku u prezantua një raport britanik mbi Dhomat e Specializuara.

Në një deklaratë për “Info Magazine” të Klan Kosovës, Tromp njoftoi se takimi kishte një audiencë të veçantë, përbërë kryesisht nga këshilltarë ligjorë dhe zyrtarë të ambasadave të mëdha.

Tromp përshkroi këtë takim si një ngjarje shumë interesante. Ajo theksoi se pjesëmarrësit kishin një interes të veçantë për temat që u diskutuan. Zyrtarët ligjorë dhe këshilltarët e ambasadave kishin mundësinë të bënin pyetje ndaj autorëve të raportit dhe Ombudspersonit të Kosovës në lidhje me analizën e Dhomave të Specializuara.

Sipas saj, një nga çështjet më të rëndësishme ishte identifikimi i audiencës dhe lloji i pyetjeve që ata ngrejnë. Ajo nënvizoi se të gjithë pjesëmarrësit ishin tani të njohur me përmbajtjen e këtij raporti ndërmjetës. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në pritje të vendimit mbi rastin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement