Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Teuta Haxhiu rikthehet në Kuvend: Fitoren ua dedikoj qytetarëve!

Teuta Haxhiu rikthehet në Kuvend: Fitoren ua dedikoj qytetarëve!

Deputetja e zgjedhur nga radhët e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka shprehur mirënjohje për rikthimin e saj në Kuvendin e Kosovës.

Në një postim në Facebook, Haxhiu iu drejtua qytetarëve, duke theksuar se kjo fitore i përket popullit dhe jo vetëm asaj.

“Më lejoni të shpreh mirënjohjen time më të thellë për secilin prej jush që besuat dhe trasuat rrugëtimin tonë të përbashkët, krah Aleancës dhe vizionit të saj kombëtar e shtetndërtues. Fitorja nuk është e imja, është 100% e juaja. Prandaj, publikisht me gjithë shpirt ua dedikoj JU,” shkroi Haxhiu.

Ajo premtoi se do të jetë gjithmonë pranë qytetarëve për të dëgjuar hallet dhe zërin e tyre, duke u angazhuar që këtë zë ta përcjellë me përkushtim dhe transparencë në Kuvendin e Kosovës. “E bekuar nga Zoti, të jem njëra prej jush!”, përfundoi ajo në postimin e saj.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement