Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Plagoset me thikë një kosovar në Vjenë, dërgohet me ambulancë në spital

Plagoset me thikë një kosovar në Vjenë, dërgohet me ambulancë në spital

Një ngjarje e dhunshme ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në Vjenë, ku një 43-vjeçar nga Kosova është plagosur me thikë gjatë një përleshjeje me një 30-vjeçar, shtetas afgan.

Incidenti ndodhi rreth orës 20:00 në Sechshauser Gürtel, në distriktin Rudolfsheim-Fünfhaus. Sipas Policisë së Vjenës, mosmarrëveshja midis dy burrave ishte shkaku i përleshjes, e cila më vonë u përshkallëzua.

Gjatë përleshjes, 30-vjeçari dyshohet se e ka sulmuar kosovarin me thikë, duke i shkaktuar plagë në pjesën e sipërme të krahut të majtë dhe disa prerje në krahë dhe në gjoks.

Policët që ishin në patrullë pranë vendit të ngjarjes dëgjuan britmat dhe intervenuan menjëherë, duke i ndarë burrat. Në vendin e incidentit u sekuestrua një thikë xhepi, e cila dyshohet se është përdorur në ngjarje.

Pas intervenimit, kosovari u dërgua me ambulancë në spital, por lëndimet e tij nuk janë kërcënuese për jetën.

30-vjeçari afgan u arrestua fillimisht dhe iu vu një ndalim i përkohshëm për armëmbajtje, si dhe ndalim hyrjeje në zonën përreth Fritz-Imhoff-Park. Ai është proceduar nga prokuroria për lëndim të rëndë trupor, por më vonë është liruar.

Ndërkohë, edhe 43-vjeçari kosovar po hetohet nën dyshimin për përfshirje në sulm. Shkaku i konfliktit dhe rrjedha e saktë e ngjarjes mbetet ende në hetim.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement