Sot është një ditë e veçantë për Jonida Vokshin, pasi vajza e saj Ema feston ditëlindjen e gjashtë. Me këtë rast, moderatorja ka ndarë një dedikim emocional, duke kujtuar momentin e lindjes së saj.
Jonida ka përshkruar si të vështirë përvojën e lindjes, e cila zgjati 12 orë dhe ishte plot frikë, lodhje dhe lot. Sidoqoftë, momenti kur mori në krahë Emën e bëri që çdo dhimbje t’i humbiste kuptimi.
“Ajo që përjetova para gjashtë vitesh ishte dhembja më e madhe që kisha njohur ndonjëherë. 12 orë të gjata, frikë, lodhje, lot… por pas kësaj erdhe ti!”, shkruan Jonida.
Moderatorja thekson se Ema e bëri nënë për herë të parë dhe i tregoi se zemra mund të rrahë edhe jashtë trupit. Ajo shton: “Nëse do më duhej ta përjetoja atë ditë edhe një mijë herë të tjera, do ta bëja pa u menduar, vetëm për të të pasur ty. Sot ti mbush 6 vjeç. E vogla ime, je bekimi më i madh i jetës sime.”
Ky dedikim tregon dashurinë e thellë që Jonida ndjen për vajzën e saj në këtë ditë të veçantë.



















You must be logged in to post a comment Login