Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Shtëpia e Angela Martinit bie pre e hajdutëve! Modeles i vidhen sende me vlerë

Shtëpia e Angela Martinit bie pre e hajdutëve! Modeles i vidhen sende me vlerë

Modelja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Angela Martini, ka kaluar një ngjarje shqetësuese në rezidencën e saj në Los Angeles. Ajo jeton atje me bashkëshortin dhe djalin e tyre.

Pas 24 orëve nga incidenti, Angela ka ndarë detaje në rrjetet sociale, duke zbuluar se hajdutët arritën të hyjnë në pronë dhe të grabisin disa çanta.

Përveç dëmit material, ajo ka publikuar pamje nga kamerat e sigurisë, ku shihen personat e maskuar gjatë grabitjes. Angela theksoi se raste të tilla po rriten, duke përmendur se lagjja e saj pati një tjetër vjedhje vetëm gjashtë ditë më vonë.

Në përpjekje për të kërkuar drejtësi, ajo ka etiketuar publikisht departamentin e policisë. Në një postim, ajo shkruan se “krimi nuk përhapet sepse kriminelët janë të patrembur, por sepse komuniteti ndalon së kushtuar vëmendje.”

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement