Astrologia Afërdita Zaja ka bërë një paralajmërim për 12 shenjat e horoskopit, duke theksuar se muaji gusht do të jetë shumë dramatik.
Në emisionin “Ora Shtatë”, ajo renditi datat më të rëndësishme për këtë muaj, me një fokus të veçantë në datën 8.
Ajo shpjegoi se më 1 gusht, Venera hyri në Virgjëreshë dhe do të qëndrojë aty gjatë gjithë muajit. Sipas saj, pozita e Venës në Virgjëreshë nuk është e favorshme për dashurinë dhe marrëdhëniet me partnerët.
Më 2 gusht, Marsi hyri në Binjak. Më pas, më 5 gusht, Mërkuri kaloi në Gaforre, ndërsa më 17 gusht, Dielli do të hyjë në Luan. Po ashtu, më 22 gusht, Mërkuri do të kalojë edhe ai në Luan.
Data më e rëndësishme, sipas astrologes, është 8 gushti. Ajo e lidhi këtë datë me simbolikën e numrit 8, duke shpjeguar se në vitin 2026, ku shuma 2+6 është 8, kemi një cikël të veçantë numerik. Numri 8 përfaqëson Saturnin, që simbolizon disiplinën dhe punën.



















You must be logged in to post a comment Login