Connect with us

Hi, what are you looking for?

Technology

Vrau të dashurin: Modelja e ‘OnlyFans’ mund t’i shpëtojë burgimit të përjetshëm

Vrau të dashurin: Modelja e ‘OnlyFans’ mund t’i shpëtojë burgimit të përjetshëm

Courtney Clenney, modelja amerikane e njohur në platformën “OnlyFans”, ka arritur një marrëveshje me prokurorinë që mund ta shpëtojë atë nga dënimi me burgim të përjetshëm. Kjo marrëveshje lidhet me rastin e vrasjes së të dashurit të saj, Christian Obumseli, i cili humbi jetën në vitin 2022.

Sipas raportimeve nga TMZ dhe revista People, avokatët e Clenney kanë konfirmuar marrëveshjen, ndërsa detajet e saj do të bëhen publike më 10 gusht, datë kjo kur ishte parashikuar që gjykimi të fillonte.

Mediat amerikane njoftojnë se gjatë seancës së parë do të shpallet masa e dënimit të dakordësuar, e cila pritet të jetë më e lehtë se dënimi maksimal prej burgimi të përjetshëm që ishte parashikuar për akuza të vrasjes së shkallës së dytë.

Prokuroria kishte mbledhur prova të shumta kundër modeles, përfshirë një video nga ashensori i ndërtesës, ku ajo shihej duke sulmuar partnerin e saj. Më tej, ishin publikuar edhe mesazhe të dërguara nga Obumseli para vdekjes, ku ai shprehte frikën për jetën e tij.

Një nga mesazhet e tij, i dërguar një muaj para ngjarjes, përmbante pyetjen: “A do të më vrasë dashuria ime për ty?” Ndërsa në një tjetër mesazh, që i referohej një incidenti të mëparshëm me thikë, ai pyeste: “Çfarë mund të ndodhë herën tjetër?”

Sipas aktakuzës, më 3 prill 2022, Clenney e goditi Obumselin me një thikë në kraharor, duke i dëmtuar arterien kryesore. Si pasojë, ai humbi jetën nga gjakderdhja.

Nga ana tjetër, mbrojtja ka argumentuar se marrëdhënia mes çiftit ishte abuzive dhe se Obumseli kishte ushtruar dhunë ndaj Clenney në disa raste. Avokatët e saj pretendojnë se në ditën e ngjarjes, ajo veproi në vetëmbrojtje. Një fqinj, sipas mbrojtjes, ka deklaruar se pak para incidentit kishte parë Obumselin duke sulmuar modelen në ballkon.

Familja e viktimës ka mohuar këto pretendime dhe vazhdon të kërkojë drejtësi për vrasjen e të riut.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement