Aktgjykimi i plotë mbi rastin e Naim Murselit, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, është publikuar tashmë. Ky dokument përmban arsyetimin mbi provat, dëshmitë dhe rrethanat që, sipas Gjykatës, vërtetuan planifikimin dhe organizimin e krimit.
Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, e cila ka ndjekur nga afër secilën seancë gjyqësore, informoi në emisionin “Kosova Today” se aktgjykimi përbëhet nga 124 faqe, i shkruar nga kryegjyqtarja Fatime Dërmaku.
Tërshani theksoi se aktgjykimi do të dërgohet në Gjykatën e Apelit, pasi palët kanë paralajmëruar se do ta apelojnë vendimin, pas një shqyrtimi të detajuar të argumenteve të gjyqtares për dënimin me burgim të përjetshëm të Naim Murselit dhe 30 vjet burg për Kushtrim Kokallën.
E rëndësishme, sipas gazetares, është se ky aktgjykim zbardh prapaskenat e vrasjes. Ajo shprehu se vendimi ilustron mënyrën si ka reaguar Murseli dhe konfliktin e brendshëm të tij.
Sipas aktgjykimit, problemi në marrëdhënien e çiftit kishte kontribuar në veprimin e Murselit. Ai kishte paguar një polic sigurimi dhe, për shkak të mllefit ndaj Liridonës, kishte rritur dëshirën për ta vrarë atë. Tërshani sqaroi se ai kishte shprehur se, në rast se ndodhte diçka me Liridonën, kishte policin e sigurimit të paguar.
Për detaje më të plota, ndiqni videon e mëposhtme.



















You must be logged in to post a comment Login