Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Krasniqi ‘zbulon’ skenarin e marrëveshjes së mundshme mes VV-së dhe LDK-së (VIDEO)

Krasniqi ‘zbulon’ skenarin e marrëveshjes së mundshme mes VV-së dhe LDK-së (VIDEO)

Gazetari Vullnet Krasniqi ka shprehur shqetësimin se brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) po ndodhin lëvizje që mund të çojnë drejt një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.

Gjatë një intervistë në emisionin “Kosova Today”, Krasniqi theksoi se disa deputetë të LDK-së, të cilët deri tani janë konsideruar kundërshtarë të bashkëpunimit me kryeministrin Albin Kurti, mund të rishikojnë qëndrimin e tyre. Ai njoftoi se një grup deputetësh, që në të kaluarën janë shprehur kundër Kurtit, tani mund të jenë të gatshëm për një bashkëpunim të mundshëm.

Krasniqi sqaroi se emra të tillë si Hykmete Bajrami, e cila është në listën e preferencave të Kurtit, dhe Armend Zemaj, mund të luajnë rol të rëndësishëm në këtë proces. Ai po ashtu përmendi se një politikane brenda LDK-së, për të cilën ka informacione, është dakorduar të hyjë në koalicion dhe të vazhdojë bisedimet me Lumir Abdixhikun.

<

Në vazhdim, ai sugjeroi se ish-presidentja Vjosa Osmani mund të emërohet si kryetare e Kuvendit, duke ushtruar njëkohësisht detyrën e presidentes për një periudhë të caktuar. Krasniqi shprehu se kjo është një mundësi për pajtim, duke shtuar se kjo mund të krijojë hapësirë për LDK-në të merrte postin e ministrit të Jashtëm.

Duke folur për kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, Krasniqi përmendi se është duke u diskutuar mundësia që ai të emërohet zëvendëskryeministër në rast të arritjes së marrëveshjes mes dy partive.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement