Në Prishtinë kanë mbërritur automjetet e reja që do t’i bashkohen flotës së Policisë së Kosovës.
Këto automjete pritet të përdoren për të forcuar kapacitetet operacionale të policisë dhe për të përmirësuar kushtet e punës së zyrtarëve në terren.
Megjithatë, deri më tani, Policia e Kosovës nuk ka bërë publike detaje të sakta në lidhje me numrin e automjeteve, vlerën e investimit apo mënyrën e shpërndarjes së tyre nëpër njësitë policore.



















You must be logged in to post a comment Login