Një video e publikuar së fundmi në rrjetin social TikTok ka marrë menjëherë vëmendjen e mijëra ndjekësve, duke u bërë virale.
Ngjarja ka ndodhur gjatë festivalit “Sunny Hill”, ku reperi i njohur, MC Kresha, ka krijuar një moment tepër emocionues për të pranishmit.
Ndërsa shijonte atmosferën e festivalit dhe këndonte me partnerin e tij të pandashëm, Lyrical Son, si dhe me fansat që e rrethonin, MC Kresha ka bërë një gjest të papritur. I përfshirë nga energjia e turmës dhe emocionet e natës, reperi heq orën nga dora e tij dhe ia dhuron njërit prej fansave.
Pamjet e këtij momenti, të shoqëruara me mbishkrimin “MC Kresha të dhuron orën e tij”, kanë bërë xhiron e rrjetit, duke u shpërndarë me shpejtësi.
Komentet në video janë mbushur me lavdërime për thjeshtësinë dhe bujarinë e artistit, shumë prej të cilëve e cilësojnë këtë si një nga momentet më emocionuese të festivalit të sivjetshëm.



















You must be logged in to post a comment Login