Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka prezantuar rezultatet e mostrave të qumështit dhe produkteve të tij, të marra nga muaj prill deri në korrik të këtij viti.
Sipas këtyre rezultateve, qumështorja Vita rezulton të jetë grumbulluesi më i madh i qumështit me një total prej 9.5 milionë litrash për tri vjet.
Gjatë konferencës, ministri në detyrë, Armend Muja, bëri një paraqitje lidhur me këto rezultate. Pas fjalimit të tij, ai nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetares së Klan Kosovës, Sala Gashi, për sa i përket përmbajtjes së qumështit Vita.
Gjithashtu, Gashi e pyeti ministrin për moscertifikimin e laboratorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës nga Bashkimi Evropian. Kjo situatë e pamundëson eksportin e produkteve qumështore nga prodhuesit vendorë. Megjithatë, ai nuk dha një përgjigje konkrete për arsyet se pse Kosova është në këtë gjendje me moseksportimin e këtyre produkteve.



















You must be logged in to post a comment Login