Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Shqiptarët kriminelë në filmat e Hollywood-it? (VIDEO)

Shqiptarët kriminelë në filmat e Hollywood-it? (VIDEO)

Portretizimi i shqiptarëve në filmat ndërkombëtarë ishte tema e diskutimit sot në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, me pjesëmarrjen e aktorëve të njohur shqiptarë, Shkumbin Istrefi, Edi Kastrati dhe Besnik Krapi.

Gjatë bisedës, Istrefi përmendi filmin “The Get Out”, ku Russell Crowe luan rol si një kriminel shqiptar. Ai e vlerësoi Crowe si një nga aktorët më të mirë në botë, duke theksuar se edhe personazhet negative shfaqin anët pozitive. “Russell Crowe është një prej aktorëve më të mirëve dhe është fat që ai është përzgjedhur për këtë rol. Personazhet, qoftë dhe ata kriminelë, kanë anët e tyre të bardha dhe të zeza. Nuk mendoj se është problem që ndodhin portretizime të tilla. P.sh., filmat italianë shfaqin mafiozët, por kjo nuk do të thotë se të gjithë italianët janë të tillë,” tha Istrefi.

Besnik Krapi, nga ana e tij, shprehu se në filma të tillë zakonisht portretizohen personazhe më interesante. Ai theksoi se si një vend i vogël, shqiptarët ndihen të ndikuar nga kompleksi për të treguar një imazh të mirë. “Nuk mendoj se janë vetëm shqiptarët. Të gjitha kombet kanë personazhe të tilla në filma,” shtoi ai.

Edi Kastrati, në vazhdim, e theksoi se produksionet në Kosovë shpesh trajtojnë tema si gjakmarrja dhe kriminaliteti. Ai theksoi rëndësinë e reflektimit mbi vetveten para se të kritikojmë produksionet e mëdha. “Edhe ne nxjerrim një pasqyrim të tillë me temat që trajtojmë, si krimi dhe varfëria,” u shpreh Kastrati.

Për të mësuar më shumë, ndiqni emisionin në linkun e mëposhtëm.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement