Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Sejdiu: Pavarësisht vendimit të LDK-së sonte, vendi shkon në zgjedhje të reja

Sejdiu: Pavarësisht vendimit të LDK-së sonte, vendi shkon në zgjedhje të reja

Opinionisti Dardan Sejdiu ka vlerësuar se situata aktuale në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) mund të çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja. Ai theksoi se është e nevojshme që 18 deputetët e kësaj partie të arrijnë një konsensus për çdo vendim të ardhshëm.

Sejdiu sugjeroi se, edhe në rast të shkarkimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, vendi do të hyjë në një proces të ri zgjedhor. Siç nënvizoi ai, “kjo nënkupton që zgjedhjet janë të pashmangshme. Nëse Abdixhiku shkarkohet sonte, do të fillojmë një proces tjetër që do të funksionojë si kujdestari deri në zgjedhje. Një person do të udhëheqë si kujdestar në këtë periodë.”

Sipas tij, nuk ka hapësirë për negociata për pushtet pa një pajtim të deputetëve të LDK-së. “Pa dakordësinë e 18 deputetëve, nuk ka negociata për pushtet, sepse faji për zgjedhjet nuk duhet t’i mbetet LDK-së,” theksoi ai.

Sejdiu shtoi se, pavarësisht vendimit që mund të merret për Abdixhikun, sfida kryesore mbetet qëndrimi i deputetëve. “Nëse 18 deputetët nuk dakordohen pas vendimit, atëherë nuk do të ketë institucione në Kosovë.”

Ai gjithashtu theksoi se, përveç një skenari të mundshëm për shkarkimin e Abdixhikut, mbetet e paqartë nëse deputetët e LDK-së do ta mbështesin një kryetar në detyrë në negociatat për formimin e institucioneve. “Nuk shoh gatishmëri në asnjë skenar,” përfundoi Sejdiu.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement