Në edicionin e sotëm të emisionit “Rubikon” në Klan Kosova, do të trajtohen institucionet e reja që pritet të krijohen në vend.
Do të diskutohet se cilat institucione do të formohen dhe si po pozicionohen partitë politike për të arritur një marrëveshje. Një fokus i veçantë do t’i kushtohet qëndrimit të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili është interpretuar nga LDK-në si një sinjal për zgjedhje të reja.
Po ashtu, do të shqyrtohet propozimi i Ramush Haradinajt dhe implikimet e tij.
Këto çështje dhe tema të tjera do të diskutohen sonte në emisionin të cilin do ta drejtojë Doruntina Meha, së bashku me analistët Dukagjin Goranin, Afërdita Maliqin dhe Bekim Çollakun. Emisioni do të nisë në orën 20:45 në Klan Kosova.



















You must be logged in to post a comment Login