Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Refuzimi i gazit amerikan, Sejdiu: Kosova po rrezikon, duhet të flasim për diversifikim strategjik (VIDEO)

Refuzimi i gazit amerikan, Sejdiu: Kosova po rrezikon, duhet të flasim për diversifikim strategjik (VIDEO)

Opinionisti Dardan Sejdiu diskutoi sot në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova për çështjen e gazit amerikan dhe sfidat energjetike me të cilat përballet Kosova.

Sejdiu theksoi nevojën urgjente për veprime, për të mos humbur mundësitë për zhvillimin e infrastrukturës së gazit. Ai shprehu shqetësimin se, nëse Kosova nuk vepron shpejt, do të mbetet pa burime të mjaftueshme gazi.

“1.5 miliard janë nëpër infrastrukturën e gazit, përfshirë 1.2 miliard euro për ndërtimin e saj. Nëse ne nuk veprojmë shpejt, as 500 milionë m³ gazi nuk do të kemi dhe do të bëhemi të parëndësishëm,” tha ai.

Sejdiu përmendi se aktualisht Kosova është e varur nga importi i gazit përmes Hamoviçit dhe ventillit në Vranjë. Sipas tij, situata është e rëndë, sepse vendi ka humbur shumicën e industrisë dhe po i dërgon fëmijët për mësim zanatesh në vende të tjera, si Gjermania dhe Zvicra.

Ai sugjeroi që Kosova duhet të trajtojë energjinë përmes një qasjeje strategjike, duke diversifikuar burimet energjetike dhe duke përgatitur infrastrukturën për tranzicionin energjetik.

“Mundësi ekziston edhe sot, sepse ky është një angazhim që nuk është implementuar ende. Amerikanët flasin në këtë drejtim sepse ka hapësirë për të marrë kontroll. Ne jemi duke bërë diskutime të pamatshme dhe duhet të përqendrohemi në diversifikimin strategjik,” nënvizoi ai.

Sejdiu e përfundoi duke theksuar se diversifikimi strategjik përfshin shumë aspekte të tjera. Sipas tij, infrastruktura për bartjen e energjisë nuk është e gatshme për tranzicionin që kërkohet. Ai paralajmëroi se jemi joseriozë në zhvillim, investime dhe rëndësinë e institucioneve vendase.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement