Qeveria në detyrë ka miratuar vendimin për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Raportim Financiar.
Vendimi u mor gjatë një mbledhjeje elektronike të ekzekutivit, sipas njoftimit nga Klankosova.tv.
Në këtë mbledhje, gjithashtu u miratua kërkesa e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit për ndarjen e mjeteve buxhetore. Shtesa për këtë kërkesë është në shumën prej 122 mijë euro, e cila do të përdoret për financimin e projekteve kapitale, përkatësisht “Renovimi i objektit të Qendrës së Panairit në Bërnicë” dhe “Regjistri për Pronarët Përfitues”.
Po ashtu, u miratua vendimi për autorizimin e pagesës prej 154 mijë eurosh për Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), që ka si qëllim rritjen e kuotës së kapitalit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë bankë.
















You must be logged in to post a comment Login