Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Qelaj: Gjykata Speciale është themeluar nga Kosova, por nuk po u përgjigjet institucioneve të saj (VIDEO)

Qelaj: Gjykata Speciale është themeluar nga Kosova, por nuk po u përgjigjet institucioneve të saj (VIDEO)

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, në një intervistë për Info Magazine në Klan Kosova, theksoi se Gjykata Speciale, e cila është themeluar nga shteti i Kosovës, nuk po i përgjigjet institucioneve të saj.

Gjatë takimeve me kryetaren e Gjykatës Speciale, Qelaj ka shprehur shqetësimin e tij për nivelin e mosbesimit ndaj institucioneve të Kosovës. Ai e konsideron të papranueshëm faktin që kjo gjykatë nuk u kthehet me përgjigje institucioneve kosovare.

Në lidhje me reagimin e kryetares, Ekaterina Trendafilova, Qelaj tha se ajo e kishte sqaruar se gjykata vepron sipas standardeve dhe parimeve shumë të qarta, duke u fokusuar në respektimin e të drejtave të njeriut dhe standardeve të drejtësisë ndërkombëtare. Megjithatë, ajo theksoi se autoritetet e Republikës së Kosovës nuk kanë kompetencë mbi veprimet e gjykatës.

Qelaj po ashtu sqaroi se nuk janë kundër Gjykatës Speciale dhe nuk kërkojnë mbylljen e saj. Ai theksoi se kërkojnë respektimin e standardeve për një gjykim të drejtë, si dhe fuqizimin e gjykatës përmes transparencës, llogaridhënies dhe rritjes së besimit në publik.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement