Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i numërimit të votave nga të gjitha 47 vendvotimet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës ka përfunduar.
Sipas rezultateve të publikuara, Lëvizja Vetëvendosje ka ecur përpara me 18,789 vota, duke arritur një përqindje prej 83.28%.
Të dytët renditen Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 1,608 vota, që përbëjnë 7.13% të totalit.
Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 1,490 vota, e cila korrespondon me 6.60%, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 464 vota, që paraqet 2.06%.
Për më tepër, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve vazhdon procesi i numërimit të votave të ardhura me postë.



















You must be logged in to post a comment Login