Policia e Shqipërisë ka njoftuar për finalizimin e operacionit antidrogë të koduar “Implikimi”. Gjatë këtij operacioni, u arrestua një 35-vjeçar në Bërzhitë, i cili u kap me lëndë narkotike me qëllim shitjen e saj.
Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, autoritetet gjetën 833 gramë lëndë të dyshuar narkotike lokainë, 576 gramë lëndë të dyshuar narkotike kannabis sativa, si dhe 930 euro, të cilat dyshohet se janë të fituara nga shitja e lëndëve narkotike.
Policia njoftoi se lëndët dhe paratë u sekuestruan si prova materiale, së bashku me automjetin e të arrestuarit. Hetimet tregojnë se ai kishte siguruar këto lëndë me qëllim shitjen në sasi të konsiderueshme, kryesisht në zonën ku u arrestua dhe në Qytet Studenti.
Gjithashtu, policia ka publikuar pamje nga momenti i arrestimit të 35-vjeçarit.



















You must be logged in to post a comment Login