Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Paçarizi: Veprimet e PDK-së janë të duhura për një parti opozitare (VIDEO)

Paçarizi: Veprimet e PDK-së janë të duhura për një parti opozitare (VIDEO)

Opinionisti Rrahman Paçarizi ka vlerësuar si të nevojshme veprimet e fundit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke i konsideruar ato si hapa që i përkasin një partie opozitare.

Gjatë emisionit “Info Magazine” në Klan Kosova, ai tha se PDK-ja ka hyrë në një fazë të re politike, e cila mund të sjellë sfida të mëdha gjatë muajit shtator.

Paçarizi theksoi se veprimet e PDK-së në ditët e fundit janë të duhura për një parti opozitare, veçanërisht për një parti që është sulmuar herë pas here nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai nënvizoi se, megjithëse këto veprime mund të duken kreative dhe të pëlqyera nga publiku, PDK-ja, si dhe partitë e tjera opozitare, duhet të veprojnë me kujdes dhe të mos kalkulojnë në dëm të kushtetutës dhe rendit demokratik.

Në këtë kontekst, Paçarizi theksoi se kur dikush deklaron se kryeministri Kurti po cenon sistemin kushtetues, është e domosdoshme që partitë opozitare të veprojnë si mbrojtës të tij dhe të adresojnë këto çështje në mënyrë institucionalisht të rregullt.

Ai e vlerësoi shtatorin si një muaj të rëndësishëm, veçanërisht për shkak të vendimit që pritet të shpallet më 16 shtator në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, përfshirë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Paçarizi kritikoi gjithashtu çdo lloj kalkulimi politik në lidhje me Kushtetutën, duke theksuar se çdo pretendim për shkelje për të duhet të adresohen në Gjykatën Kushtetuese.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement