Profesori i diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Valon Murtezaj, ka komentuar zhvillimet politike të fundit në Kosovë.
Ai theksoi se vendi ndodhet në një moment kyç për konsolidimin e institucioneve. Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Murtezaj shprehu bindjen se ka një numër të mjaftueshëm individësh që mund të kryejnë me sukses detyrën e presidentit.
Sipas tij, pozita e presidentit nuk duhet të shndërrohet në një pengesë për funksionimin demokratik të institucioneve në Kosovë.
“Është momenti i fundit që institucionet e Kosovës të konsolidohen, të konstitohet Kuvendi, të vazhdohet me votimin e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit. Kosova ka individë që mund të performojnë me sukses në detyrën e presidentit. Nuk duhet lejuar që kjo pozitë të shëndrohet në një bllokadë për funksionimin demokratik të institucioneve, që është paralizuar pothuajse për dy vjet,” deklaroi ai.



















You must be logged in to post a comment Login