Al-Hilal po shqyrton mundësinë e largimit të Karim Benzemas gjatë këtij sezoni, nëse klubi arrin të transferojë një sulmues tjetër me profil të lartë.
Sipas gazetarit saudit Ahmed Al-Ajlan, drejtuesit e klubit mund të negociojnë një marrëveshje financiare për ndërprerjen e kontratës me francezin.
Ky raportim vjen një ditë pas fitores së Al-Hilalit ndaj Al-Faisalyt me rezultatin 4-2, ku Benzema shfaqi pakënaqësi pas zëvendësimit në minutën e 70-të.
Trajneri Simone Inzaghi e mbrojti sulmuesin, duke theksuar se është normale që një golashënues të dëshirojë të jetë sa më gjatë në fushë.
Benzema iu bashkua Al-Hilalit dimrin e kaluar si lojtar i lirë, pas ndërprerjes së kontratës me Al-Ittihad. Gjatë 14 paraqitjeve me klubin, 37-vjeçari ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar pesë asistime.



















You must be logged in to post a comment Login