Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Liridon Zeqiri përmes dokumentarit “MAT” sjell dëshmi të reja të Masakrës së Dubravës (VIDEO)

Liridon Zeqiri përmes dokumentarit “MAT” sjell dëshmi të reja të Masakrës së Dubravës (VIDEO)

Një nga ngjarjet më tragjike të luftës në Kosovë mbetet Masakra e Dubravës, ku qindra të burgosur shqiptarë humbën jetën në kushte tmerruese brenda burgut.

Dokumentari “MAT” fokusohet në këtë ngjarje të ndjeshme, duke sjellë detaje të reja, dëshmi të dëshmitarëve dhe informacione të panjohura deri më tani. Ai hedh dritë mbi një nga kapitujt më të errët të historisë së vendit tonë.

Gazetari Liridon Zeqiri, i cili ka realizuar dokumentarin, përpiqet të rikthejë kujtesën kolektive, duke adresuar çështje të dhimbjes, drejtësisë dhe së vërtetës, të cilat ende kërkojnë përgjigje.

Në emisionin “Ora Shtatë”, Zeqiri përmendi se ekspozita e skandaloze e organizuar në Prishtinë, së bashku me përvjetorin e kësaj masakre, ishin disa nga arsyet që e motivuan për këtë projekt.

Ai theksoi gjithashtu se takimet dhe rrëfimet e të mbijetuarve e kthejnë atë në kohë, duke e bërë narrativin edhe më të prekshëm.

Gazetari shpjegon se si ndodhi krimi i tmerrshëm i forcave serbe ndaj shqiptarëve në burgun e Dubravës. Për më shumë informacion, mund të shikoni videon e mëposhtme.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement