Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Goditje për Anglinë, Reece James pëson lëndim dhe mungon të paktën dy ndeshje

Goditje për Anglinë, Reece James pëson lëndim dhe mungon të paktën dy ndeshje

Anglia ka pësuar një lajm të keq gjatë Botërorit, pasi mbrojtësi i djathtë, Reece James, ka kaluar një lëndim në muskujt e kofshës. Kjo do të thotë se ai do të mungojë të paktën në dy ndeshjet e ardhshme të kombëtares.

Mbrojtësi i Chelseat e ndjeu shqetësimin pas barazimit pa gola ndaj Ganës dhe nuk ka qenë në gjendje të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës. Si pasojë, ai do të humbasë ndeshjen e fundit të fazës së grupeve kundër Panamasë, si dhe takimin e mundshëm të 1/16 së finales.

Përzgjedhësi Thomas Tuchel tani është i detyruar të gjejë një zëvendësues për krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa shpreson që James të rikuperohet në kohë për fazat e mëvonshme të turneut.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement