Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ferati i bindur: Abdixhiku do ketë mbështetje edhe më të madhe se në janar (VIDEO)

Ferati i bindur: Abdixhiku do ketë mbështetje edhe më të madhe se në janar (VIDEO)

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ilir Ferati, ka shprehur besimin se kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, do të marrë një mbështetje edhe më të madhe sesa ajo që u regjistrua në kuvendin e janarit.

Në një prononcim gjatë Rubikonit të LDK-së, Ferati nënvizoi se pret një rezultat të tillë bazuar në punën që Abdixhiku ka bërë në krye të partisë gjatë këtyre viteve.

“Kam bindje të plotë se rezultati do të jetë me diferencë të konsiderueshme. Bazuar në punën e realizuar, dhe duke ruajtur gjithmonë besimin e delegatëve, aktivistëve dhe degëve të partisë, mendoj se rezultati do të jetë edhe më i thellë se në janar,” theksoi Ferati.

Ai shprehu gjithashtu mendimin se Abdixhiku duhet të vazhdojë në krye të LDK-së deri në kuvendin e rregullt të partisë.

“Besoj se ai ka ende shumë për të kontribuar dhe është një nga kryetarët më aktivë dhe punëtorë për riorganizimin e LDK-së gjatë këtyre viteve,” deklaroi ai.

Ferati vuri në dukje se Abdixhiku e ka marrë drejtimin e partisë në një moment të vështirë dhe se ka arritur të ruajë kohezionin dhe unitetin për një periudhë të gjatë, ndonëse Kosova ka kaluar nëpër disa cikle zgjedhore me rezultate të ndryshme.

“Te rezultatet zgjedhore, përgjegjësia nuk lidhet vetëm me një individ, por me të gjithë ne në listën e LDK-së. Edhe pse vendimmarrja kryesore është e kryetarit, sjelljet tona politike nuk duhet të përcaktohen vetëm nga ato rezultate,” shtoi Ferati.

Ai theksoi se Abdixhiku mund të vazhdojë si kryetar edhe me vetëm një votë përpara, megjithatë, autoriteti moral dhe gjykimi i tij politik do të jenë vendimtare për të ardhmen.

Kuvendi i Jashtëzakonshëm i LDK-së është thirrur për të enjten në orën 18:00.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement