Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

E rëndë: Arrestohet nëna 32-vjeçare në Gjermani, dyshohet për vrasjen e foshnjës 3-muajshe

E rëndë: Arrestohet nëna 32-vjeçare në Gjermani, dyshohet për vrasjen e foshnjës 3-muajshe

Një ngjarje tragjike ka tronditur opinionin publik në Gjermani. Sot, autoritetet kanë arrestuar një grua 32-vjeçare, e dyshuar për vrasjen e djalit të saj tre muajsh, në qytetin e Renningen, afër Stuttgartit.

Sipas raportimeve nga policia, gruaja, e identifikuar si Dijana L., kishte lajmëruar më 18 qershor se foshnja e saj ishte rrëmbyer. Megjithatë, trupi i pajetë i djalit u gjet mëngjesin e nesërm në një përrua, rreth 500 metra larg banesës së tyre, sipas mediave lokale.

Pas hetimeve dhe rezultateve të reja nga ekspertiza mjeko-ligjore, dyshimet ndaj nënës janë forcuar. Fillimisht, hetuesit mendonin se ajo kishte sajuar historinë e rrëmbimit dhe kishte braktisur foshnjën. Tani, ndaj saj është lëshuar një urdhër arresti për vrasje.

Mediat gjermane raportojnë se foshnja, e njohur si Adriani, kishte lindur para kohe. Ajo kishte zbuluar se ishte shtatzënë vetëm në muajin e pestë të gravitetit. Dijana jetonte në një apartament të vogël me kushte të vështira, dhe fqinjët kanë dëshmuar për konflikte të shpeshta dhe zhurmë të vazhdueshme.

Hetimet për rrethanat e plota të vdekjes së foshnjës vazhdojnë, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje në ditët në vijim.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement