Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Diell dhe temperatura deri në 32°C nesër

Temperaturat e larta, IKSHPK del me këshilla për t’u mbrojtur nga vapa

Moti për nesër pritet të jetë me diell, me disa pjesë të vranë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të variojnë nga 10 në 13°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë prej 28 deri në 32°C.

Era do të jetë e lehtë, me drejtime të ndryshme.

IHMK njofton se kushtet agrometeorologjike do të jenë shumë të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore. Temperaturat e përshtatshme, moti i thatë dhe orët e gjata me diell do të krijojnë kushte ideale për pjekjen e drithërave.

Gjithashtu, kjo fundjavë është e përshtatshme për përgatitjen dhe nisjen e punimeve në arat me drithëra, duke qenë se po afron fillimi i fushatës së korrje-shirjeve të grurit.

Sipas IHMK-së, në rrafshin e Dukagjinit, korrjet pritet të fillojnë rreth 10 ditë më herët se në rrafshin e Kosovës, për shkak të kushteve më të favorshme klimatologjike.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement