Vdekja e papritur e aktores turke, Ece Irtem, ka shkaktuar tronditje të thellë mes familjarëve, kolegëve dhe adhuruesve të saj. Aktorja 35-vjeçare, e njohur për rolin e saj në serialin “Kizilcik Serbeti”, u gjet pa shenja jete në banesën e saj.
Pas këtij ngjarjeje tragjike, vëmendja e publikut është përqendruar te dëshmia e nënës së saj, Nuriye Irtem. Ajo përshkroi me detaje momentet e fundit që kaloi me Ecen para vdekjes. Sipas saj, ato kishin festuar ditëlindjen e aktores dhe më pas kishin shkuar në shtëpi.
Pas kthimit, Ece u tërhoq në dhomën e saj për të pushuar. Gjatë natës, nëna e saj dëgjoi se Ece ishte zgjuar për pak çaste, por më pas u kthye sërish në gjumë. Në orët e mëngjesit, kur shkoi ta kontrollonte, Nuriye e gjeti vajzën pa reagime dhe e pa se nga goja e saj kishte dalë lëng.
Në dëshminë e saj para autoriteteve, Nuriye theksoi se Ece kishte konsumuar alkool dhe kishte përdorur medikamente antidepresive kohët e fundit. Megjithatë, shkaku i vërtetë i vdekjes mbetet ende i paqartë.
Autoritetet kanë nisur hetimet dhe pritet që rezultatet e autopsisë të ofrojnë përgjigje përfundimtare për rrethanat e ngjarjes. Lajmi për ndarjen nga jeta të aktores ka prekur thellë botën e artit dhe publikun që e ka ndjekur për vite me radhë në ekran.



















You must be logged in to post a comment Login