Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Arifi: Duhet të ketë koalicion jo vetëm për presidentin, por edhe për qeverinë (VIDEO)

Arifi: Duhet të ketë koalicion jo vetëm për presidentin, por edhe për qeverinë (VIDEO)

Analisti Dritëro Arifi ka theksuar se pas zgjedhjeve të 7 qershorit, partitë politike nuk duhet të përqendrohen vetëm në zgjidhjen e çështjes së presidentit, por gjithashtu në formimin e një koalicioni për qeverisje.

Në emisionin “Info Magazine”, Arifi shprehu skepticizmin e tij lidhur me qëndrimet e partive politike në këtë kontekst, siç raporton Klankosova.tv. Ai nënvizoi se është e nevojshme të arrihet një marrëveshje për një koalicion qeverisës, i cili do të adresohej çështjeve kyçe politike.

“Unë jam skeptik, sepse partitë nuk kanë qëndrime të qarta lidhur me synimet e tyre. Nuk duhet të përqendrohemi vetëm te çështja e presidentit, por duhet të krijojmë një koalicion që të dakordojë për politika të rëndësishme,” tha ai.

Arifi theksoi rëndësinë e reformave që duhet të ndërmerr qeverisja e re, përfshirë fushat e shëndetësisë, ekonomisë dhe arsimit. Sipas tij, këto janë tre shtylla thelbësore për zhvillimin e vendit dhe ndërlidhen edhe me çështjen e energjisë.

Duke diskutuar procesin zgjedhor të 7 qershorit, analisti përmendi dallimet e mëdha mes votave të brendshme dhe atyre nga diaspora, duke e përshkruar këtë si një disproporcion të rëndësishëm.

“Qytetari i Kosovës ka folur, dhe ka një disproporcion të madh midis votave të brendshme dhe atyre nga jashtë,” theksoi ai. Arifi vuri në dukje se votat nga diaspora pasqyrojnë një botëkuptim të ndryshëm, dhe se shpesh ato janë më shumë rezultat i propagandës sesa përmbajtjes.

Ai gjithashtu e quajti joracional që një parti të marrë 80 për qind të votave, duke theksuar se në demokraci një përqindje e tillë është jashtëzakonisht e vështirë për t’u arritur. “Në Evropë, nuk ka shembuj që një parti të marrë 80 për qind të një elektorati të caktuar,” përfundoi ai.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement