Apeli i Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar një tjetër kërkesë të Ilir Metës për ndryshimin e masës së sigurisë.
Sipas një vendimi të publikuar nga Euronewsal, gjykata ka konfirmuar masën “arrest në burg” për ish-presidentin e Shqipërisë. Ajo nuk ka pranuar argumentet e paraqitura nga mbrojtja e tij, siç raporton Klankosova.tv.
Meta kishte kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë me një masë më të butë. Megjithatë, Apeli i GJKKO-së ka vlerësuar se kushtet që çuan në caktimin e “arrestit në burg” vazhdojnë të jenë në fuqi.



















You must be logged in to post a comment Login