Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Angelina flet, tregon ‘traumat’ që la ndarja me Pitt tek ajo

Angelina flet, tregon ‘traumat’ që la ndarja me Pitt tek ajo

Angelina Jolie shprehet e lumtur për rikthimin e saj para kamerave. Ndonëse fituesja e çmimit Oscar ka qenë e angazhuar me projekte të tjera, ajo zbulon se kishte menduar të hiqte dorë nga aktrimi para se të paraqiste kërkesën për divorc nga ish-bashkëshorti, Brad Pitt, në vitin 2016.

Në një intervistë për Variety, Jolie deklaroi: “Unë pothuajse e kisha lënë aktrimin përpara divorcit tim. Isha fokusuar te regjia dhe mendoja se do t’i kushtohesha punëve të mia humanitare.” Pas një periudhe të tërheqjes nga rolet e saj, ajo kuptoi se angazhimet e tjera e detyronin të ishte më shumë larg fëmijëve të saj.

Ajo vazhdoi: “Papritur, e vetmja mënyrë për të qëndruar më shumë në shtëpi dhe për të siguruar të ardhura të mira, ishte rikthimi te aktrimi.” Jolie pranoi se po pranonte vetëm projekte që ishin të shkurtra, të afërta me shtëpinë ose që mund t’i sillte fëmijët me vete.

Ajo gjithashtu ka reflektuar mbi barrën emocionale të divorci të saj nga Pitt, një proces që zgjati pothuajse një dekadë. Megjithatë, me mbështetje nga fëmijët, ajo tha: “Shpirti im luftarak më në fund është kthyer.”

“E humba atë për njëfarë kohe,” shtoi ajo. “U ndjeva disi e thyer, por po ringrihem kryesisht falë fëmijëve të mi, të cilët tani janë rritur dhe po më inkurajojnë.”

Tani, familia e saj është burimi i frymëzimit për punën e saj në industrinë e filmit. Jolie theksoi: “Fëmijët e mi janë pothuajse të gjithë mbi 18 vjeç, kështu që tani duan të më shohin duke udhëtuar nëpër botë, duan që unë të dal dhe të bëj gjëra.” Ajo ndjeu se fëmijët e saj e njohin më mirë se kushdo tjetër dhe vazhdojnë ta duan, duke e inkurajuar të rikthehet te aspektet e saj që ndiheshin të papërshtatshme më parë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement