Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

A propozoi PDK-ja emër për president? Flet Hamza (VIDEO)

A propozoi PDK-ja emër për president? Flet Hamza (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka theksuar se deri tani nuk është kërkuar mbështetje nga askush për këtë parti. Ai ka theksuar se PDK-ja nuk ka pasur diskutime të brendshme për ndarjen e pozitave.

“Aktualisht po mbajmë mbledhjen e Grupit Parlamentar. Askush nuk na ka kërkuar përkrahje. Edhe në të kaluarën, kandidatët e PDK-së nuk kanë marrë mbështetje të madhe. Në lidhje me nënkryetarët, ne kemi një nënkryetar dhe si parti e dytë në numrin e ulëseve, do të mbështesim kandidatin tonë për këtë pozitë,” deklaroi Hamza para seancës konstituive.

Ai ka theksuar se qëndrimi i PDK-së mbetet i pandryshuar, duke vënë në pah se prioritet kanë programin dhe politikat, jo ndarjen e posteve.

“Qëndrimi i PDK-së është konsistent. Ne kemi shkuar në zgjedhje dhe kemi kërkuar vota nga qytetarët me një program të qartë për ekonomi, drejtësi dhe energji. Nëse nuk arrihet një dakordim mbi këto prioritete, është absurde të flasim për tema të tjera,” shtoi ai.

Kur u pyet nëse kanë pasur bisedime për pozita institucionale, Hamza tha se “nuk kemi diskutuar fare.”

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement