Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka dalë publikisht për të shprehur shqetësimin e saj ndaj komenteve negative dhe gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale.
Në një postim të ashpër në “Instastory”, ajo ka shprehur revoltën e saj për nivelin e ulët të komunikimit në platformat online sot. Ronela ka shprehur se ndjehet turp për gjithçka lexon çdo ditë, duke theksuar fjalorin dhe mendësi që përdoren shpesh nga individë me familje ose në moshë.
Ajo shkruan: “Përfundimisht grada e nivelit të komenteve në përgjithësi në rrjete sociale është ZH… Të vjen turp t’i lexosh, jo më t’i shkruash! Burra dhe gra në moshë, njerëz me familje, një fjalor dhe një mendje e prishur,” duke shprehur indinjatën e saj.
Më tej, artistja shpreh neveri për sulmet dhe shëmtinë që adresohen ndaj personazheve publikë në këto platformat sociale.
Në përfundim të deklaratës së saj, Ronela iu drejtua këtij grupi përdoruesish me një mesazh të qartë, duke u kërkuar që të përqendrojnë energjitë e tyre në jetën e tyre: “Të shfrytëzoni gjithë këtë kohë që merreni me këtë mllef, për të rregulluar punët tuaja, më mirë do ishte ky popull.”



















You must be logged in to post a comment Login