Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Në takim, ata diskutuan për zhvillimin e FSK-së dhe situatën e sigurisë, si brenda vendit ashtu edhe në rajon.
Gjatë bisedës, gjenerallejtënant Jashari informoi ambasadorin britanik mbi arritjet, aktivitetet, operacionet dhe planet e ardhshme të FSK-së. Ai e falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetje të vazhdueshme në forcimin e kapaciteteve të FSK-së në çdo fazë të zhvillimit të saj.
Pjesëmarrësit gjithashtu diskutuan për situatën aktuale të sigurisë dhe rënë dakord për thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit, edukimit dhe zhvillimit të liderëve dhe njësive të FSK-së. Qëllimi është rritja e profesionalizmit dhe kapaciteteve operacionale të forcës.
Në përfundim të takimit, ambasadori Hargreaves vlerësuar lidershipin e gjeneral Jasharit në zhvillimin e FSK-së, dhe të dy palët u angazhuan për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit për të adresuar sfidat e përbashkëta të sigurisë.



















You must be logged in to post a comment Login