Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Selena zbulon natën romantike të përgatitur nga Benny në suitën luksoze

Selena zbulon natën romantike të përgatitur nga Benny në suitën luksoze

Selena Gomez dhe bashkëshorti i saj, Benny Blanco, shijuan një fundjavë romantike në Londër, ku këngëtarja ndau disa pamje nga një natë të veçantë të organizuar nga producenti i njohur.

Çifti, i martuar që nga shtatori i vitit 2025, kaloi disa ditë së bashku pasi Blanco udhëtoi për në Londër për të takuar Selenën, e cila aktualisht ndodhet atje për xhirimet e sezonit të fundit të “Only Murders In The Building”.

Selena ndau me ndjekësit pamje të suitës së saj luksoze në hotel, e cila ishte e dekoruar me qirinj dhe petale trëndafilash të bardhë. Për këtë rast, ajo kishte zgjedhur një fustan elegant prej sateni, ndërsa çifti shijoi akullore dhe martini.

Blanco kishte arritur në Londër në një mënyrë të veçantë, pasi ka frikë të fluturojë. Muajin e kaluar, ai publikoi një video nga një anije, duke treguar se po kalonte Atlantikun për të takuar bashkëshorten e tij. Në video, ai bëri shaka duke e krahasuar udhëtimin me Titanikun dhe duke e shoqëruar me mesazhin se këto janë “gjërat që bëjmë për dashuri”.

Gjatë qëndrimit të tyre në Londër, Selena dhe Benny u panë gjithashtu duke shijuar temperaturat e ngrohta në një park dhe duke u shëtitur nëpër qytet. Blanco ka folur më herët për fillimet e lidhjes së tyre, treguar se Selena e kishte pyetur nëse ishte i sigurt që dëshironte të hynte në një marrëdhënie me të, duke marrë parasysh famën e saj.

Ai theksoi se vendosi ta përqafonte romancën, pavarësisht vëmendjes publike dhe se të dy janë të rrethuar nga miq dhe familjarë të besueshëm.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement