Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Zjarri në Krujë, prokuroria urdhëron lirimin e të moshuarit: Nuk ka asnjë provë

Zjarri në Krujë, prokuroria urdhëron lirimin e të moshuarit: Nuk ka asnjë provë

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me arrestimin e Qemal Berhamit, një të moshuar që u ndalua nga policia si i dyshuar për shkaktimin e zjarrit në Krujë. Ky incident rrezikoi banesat dhe bizneset në disa lagje të qytetit.

Sipas raportimeve nga Top Channel, prokuroria ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të 74-vjeçarit, duke konsideruar ndalimin e tij si të paligjshëm. Në dokumentet e Prokurorisë, theksohet se nuk ka prova që e implikojnë Berhamin në shkaktimin e zjarrit. Gjithashtu, ndalimi i tij është kryer pa njoftimin e organit të akuzës.

Kur policia mbërriti në zonë, Qemal Berhami është gjetur duke u përpjekur të fikë zjarrin. Në dëshminë e tij në polici, ai deklaroi se nuk kishte shkaktuar zjarrin dhe se ndodhej në një lëndinë që nuk ishte në pronësi të tij.

Prokuroria ka konstatuar se të dhënat e mbledhura janë kontradiktore dhe nuk kanë ofruar elemente që e implicojnë të moshuarin në zjarrvënie. Gjithashtu, Berhami është vlerësuar si bashkëpunues me autoritetet.

Megjithatë, hetimet për zjarrin vazhdojnë, dhe autoritetet janë angazhuar për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement