Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Pajisja me dokumente: Tollovi e pritje për ‘shtetësinë’ në MPB (VIDEO)

Pajisja me dokumente: Tollovi e pritje për ‘shtetësinë’ në MPB (VIDEO)

Fluksi i madh i qytetarëve dhe shtetasve të huaj para Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, që bën pjesë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka krijuar një situatë të vështirë.

Gazetarja e Klan Kosovës, Vesa Hoda, raportoi nga vendi i ngjarjes se qytetarët po presin për orë të tëra për të kryer shërbime të ndryshme. Këto shërbime përfshijnë aplikimet për shtetësi, lejeqëndrim, bashkim familjar dhe punësim.

Ajo tha: “Po lajmërohemi para departamentit për shtetësi, azil dhe migracion, ku sot është paraqitur një fluks i madh i qytetarëve. Më shumë se sa mund të shihet pas meje, ka qytetarë dhe shtetas të huaj që presin për të kryer shërbime të ndryshme. Këtu, përveç leje qëndrimit, mund të aplikoni gjithashtu për shtetësi, humbje të shtetësisë, bashkim familjar, punësim në Kosovë dhe disa shërbime të tjera. Kemi biseduar me qytetarë nga vende të ndryshme, duke përfshirë Turqinë, të cilët na kanë thënë se po presin që nga ora 7:00, duke shkuar kështu në mbi tre ose katër orë pritje.”

Sipas Hodas, qytetarët e kanë lidhur fluksin e pritjeve me heqjen e sistemit të termineve, pasiqë më parë shërbimet kryheshin në kohë të caktuara. Kjo situatë krijon shqetësime të mëdha për ata që presin për shërbime esenciale.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement