Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Incident i rëndë në Shkodër: I moshuari bie nga kati i dytë i banesës, dërgohet në spital

Incident i rëndë në Shkodër: I moshuari bie nga kati i dytë i banesës, dërgohet në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë kinemasë në Shkodër, ku një person i moshuar ka rënë nga kati i dytë i një pallati.

Menjëherë pas incidentit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë, si dhe ambulanca. I moshuari është transportuar me urgjencë në spitalin e Shkodrës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas informacionit, ai ka pësuar një frakturë në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në një gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Aktualisht, Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement