Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

AKK: Komunat do të dëmtohen mbi 150 milionë euro gjatë këtij viti

AKK: Komunat do të dëmtohen mbi 150 milionë euro gjatë këtij viti

Komunat e Kosovës pritet të përballen me humbje financiare prej mbi 150 milionë eurosh gjatë vitit 2026. Kështu, vendimet gjyqësore, moszbatimi i aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, reduktimi i grantit për arsim dhe përgjysmimi i grantit të performancës do të jenë shkaktarët kryesorë të këtij dëmti.

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, theksoi se gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, komunave u janë ndarë mbi 60 milion euro për shkak të vendimeve gjyqësore, shumica e të cilave lidhen me kontratat kolektive.

Ibrahimi u shpreh se një barrë tjetër financiare do të jetë moszbatimi nga Ministria e Financave i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me përvojën e punës së shërbyesve publikë. Sipas tij, komunat gjithashtu do të përballen me një reduktim të grantit specifik për arsim.

“Vendimi i fundit i Qeverisë së Republikës së Kosovës ka parashikuar një reduktim të grantit specifik për arsim prej rreth 24 milionë eurosh. Kjo do të ndikojë në financimin e mbi 3,000 mësimdhënësve që do të paguhen nga buxhetet e komunave,” u shpreh ai.

Ibrahimi kritikoi gjithashtu vendimin për përgjysmimin e grantit të performancës për komunat përfituese. “Në mënyrë të jashtëligjshme ata e kanë përgjysmuar këtë grant, duke e ulur nga 4 milionë euro në 2 milionë euro. Dëmi për pesë komunat përfituese është rreth 2 milionë euro. Bazuar në llogaritë tona, sivjet, dëmi financiar për komunat do të kalojë 86 milionë euro,” tha ai.

Ai paralajmëroi se shumica e këtyre mjeteve do të ndikojnë në investimet kapitale, subvencionet dhe shërbimet. Ibrahimi theksoi se niveli qendror po i delegon komunave përgjegjësi financiare që nuk burojnë nga vendimet e tyre, ndërsa pasojat do të rëndohen nga kostot shtesë të proceseve gjyqësore dhe përmbarimore.

“Shkëputja e njëanshme e kontratave me mësimdhënësit do të shkaktojë përdorimin e procedurave ligjore, që do të rezultojë në mjete financiare për ta. Pavarësisht kësaj, avokatët dhe përmbaruesit do të përfitojnë një përqindje që arrin deri në 30%,” shpjegoi Ibrahimi.

Ai përfundoi duke thënë se kryetarët e komunave janë në shqetësim për mungesën e mjeteve financiare për realizimin e projekteve që ata kanë paraparë në buxhetet komunale.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement