Prishtina mbetet komunë e vetme ku numërimi i votave për kandidatët e deputetëve në legjislaturën e 11-të nuk ka përfunduar ende.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri më tani, procesi i verifikimit dhe numërimit ka përfunduar në 37 Qendra Komunale të Numërimit. Numri i përgjithshëm i vendvotimeve të përpunuara arrin në 2,425 nga 2,498 vendvotime, duke përfaqësuar 97.07% të totalit.
Përditësimi i fundit nga KQZ tregon se numërimi ka arritur në 71.37 për qind, duke përfshirë 187 vendvotime nga 262 që ishin në këtë komunë.
Tani, le të shohim pesëshen e më të votuarve të partive në kryeqytet deri në këtë moment.
Lëvizja Vetëvendosje
- Albin Kurti: 30,709 vota
- Glauk Konjufca: 25,893 vota
- Albulena Haxhiu: 16,765 vota
- Hekuran Murati: 13,850 vota
- Xhelal Sveçla: 12,528 vota
Partia Demokratike e Kosovës
- Bedri Hamza: 11,233 vota
- Uran Ismaili: 9,111 vota
- Përparim Gruda: 7,674 vota
- Arian Tahiri: 5,821 vota
- Vlora Çitaku: 5,569 vota
Lidhja Demokratike e Kosovës
- Vjosa Osmani: 10,995 vota
- Doarsa Kica Xhelili: 10,139 vota
- Lumir Abdixhiku: 9,928 vota
- Hykmete Bajrami: 8,630 vota
- Avdullah Hoti: 7,794 vota
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
- Ardian Gjini: 3,246 vota
- Ramush Haradinaj: 2,908 vota
- Besnik Tahiri: 2,517 vota
- Daut Haradinaj: 2,217 vota
- Bekë Berisha: 1,880 vota
Numërimi vazhdon në Prishtinë, ndërsa përfundon në Gjilan dhe Prizren.
















You must be logged in to post a comment Login