Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Veç Prishtina në procesin e numërimit, këta janë kandidatët më të votuar për deputetë

Veç Prishtina në procesin e numërimit, këta janë kandidatët më të votuar për deputetë

Prishtina mbetet komunë e vetme ku numërimi i votave për kandidatët e deputetëve në legjislaturën e 11-të nuk ka përfunduar ende.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri më tani, procesi i verifikimit dhe numërimit ka përfunduar në 37 Qendra Komunale të Numërimit. Numri i përgjithshëm i vendvotimeve të përpunuara arrin në 2,425 nga 2,498 vendvotime, duke përfaqësuar 97.07% të totalit.

Përditësimi i fundit nga KQZ tregon se numërimi ka arritur në 71.37 për qind, duke përfshirë 187 vendvotime nga 262 që ishin në këtë komunë.

Tani, le të shohim pesëshen e më të votuarve të partive në kryeqytet deri në këtë moment.

Lëvizja Vetëvendosje

  • Albin Kurti: 30,709 vota
  • Glauk Konjufca: 25,893 vota
  • Albulena Haxhiu: 16,765 vota
  • Hekuran Murati: 13,850 vota
  • Xhelal Sveçla: 12,528 vota

Partia Demokratike e Kosovës

  • Bedri Hamza: 11,233 vota
  • Uran Ismaili: 9,111 vota
  • Përparim Gruda: 7,674 vota
  • Arian Tahiri: 5,821 vota
  • Vlora Çitaku: 5,569 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës

  • Vjosa Osmani: 10,995 vota
  • Doarsa Kica Xhelili: 10,139 vota
  • Lumir Abdixhiku: 9,928 vota
  • Hykmete Bajrami: 8,630 vota
  • Avdullah Hoti: 7,794 vota

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

  • Ardian Gjini: 3,246 vota
  • Ramush Haradinaj: 2,908 vota
  • Besnik Tahiri: 2,517 vota
  • Daut Haradinaj: 2,217 vota
  • Bekë Berisha: 1,880 vota

Numërimi vazhdon në Prishtinë, ndërsa përfundon në Gjilan dhe Prizren.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement