Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë regjistruar 47 aksidente trafiku. Prej tyre, 18 kanë rezultuar me të lënduar, ndërsa 29 kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Sipas statistikave të përgjithshme të policisë, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar gjithsej 1,919 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut.
Po ashtu, në këtë kohë janë arrestuar 45 persona, ku 26 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa pesë të tjerë janë në vuajtje të dënimit.



















You must be logged in to post a comment Login