Gjykata Themelore në Mitrovicë ka dënuar të pandehurin me inicialet D.B. me 13 vjet burgim, pas shpalljes së tij fajtor për veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Aktgjykimi u shpall më 23 korrik 2026 nga kryetari i trupit gjykues, Xhemajl Jusufi. Në njoftimin e Gjykatës, D.B. u shpall fajtor për tentim-vrasjen e bërë ndaj djalit të tij në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, i pandehuri tentoi të privonte nga jeta djalin e tij, duke poseduar gjithashtu armë pa autorizim. Rasti u raportua më 28 korrik 2025.
Pas ngjarjes, D.B. arriti të qëndronte në arrati për disa muaj. Ai u arrestua më 14 nëntor 2025, pas një pune operative të organeve të rendit. Në momentin e arrestimit, Prokuroria e Mitrovicës konfirmoi se D.B. dyshohej për veprat penale të përmendura më parë.
Me aktgjykimin e shpallur, Gjykata Themelore në Mitrovicë e dënoi D.B. me 13 vjet burgim për veprat penale për të cilat u shpall fajtor.



















You must be logged in to post a comment Login