Nënsekretari i Përgjithshëm për Operacionet e Paqes, Jean-Pierre Lacroix, do të vizitojë Kosovën më 22 dhe 23 qershor. Ky lajm është konfirmuar nga faqja e misionit të UNMIK-ut në Kosovë, sipas raportimeve nga klankosova.tv.
Gjatë qëndrimit të tij, Lacroix do të takohet me zyrtarë të lartë të Kosovës, përfaqësues të partnerëve ndërkombëtarë, si dhe me anëtarë të shoqërisë civile dhe kolegë nga UNMIK-u.
Vizita e tij do të përfshijë edhe inspektimin e vendeve ku janë realizuar projekte të mbështetura nga Kombet e Bashkuara.
Diskutimet do të fokusohet në ruajtjen e paqes përmes angazhimit shumëpalësh dhe mbështetje për stabilitetin në rajon. Pas përfundimit të vizitës në Kosovë, ai do të udhëtojë drejt Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës si pjesë e itinerarit të tij rajonal.



















You must be logged in to post a comment Login