Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në Kanada, pas një zjarrfire të madh që ka detyruar mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre. Zjarri, i njohur si Bald Range, është përhapur me shpejtësi në Kanadanë perëndimore dhe është dyfishuar në madhësi që nga zbulimi i tij të premten e kaluar.
Sipas Shërbimit të Zjarrit, aktualisht zjarri zë më shumë se 136 kilometra katrorë, duke prekur Summerland, Peachland dhe zona të tjera në British Columbia. Këto informacione janë raportuar edhe nga BBC.
Kryebashkiaku i Summerland, Doug Holmes, shprehu shqetësimin duke thënë: “Duhet të përgatitemi për më të keqen”. Ky alarm vjen pas raportimeve se flakët janë të fuqishme dhe kanë krijuar sisteme moti që prodhojnë vetëtima.



















You must be logged in to post a comment Login