Familja e Shpend Krasniqit nga Millosheva, i cili humbi jetën gjatë orarit të punës në vitin 2023, ka shprehur shqetësimin se pas këtij tragjedie nuk ka marrë mbështetje nga shteti as nga kompania përkatëse.
Në këtë kontekst, Sindikata e Sektorit Privat ka propozuar krijimin e një fondi për ndihmën e familjeve të punëtorëve që pësojnë fatkeqësi fatale në vendin e punës. Kjo ide është adresuar gjithashtu në Qeveri.
Sipas përfaqësuesve të sindikatës, familjet do të mund të përfitojnë kompensim deri në një vit, i ekvivalentuar me pagën minimale. Në rast se Qeveria nuk ndërmerr veprime për këtë çështje, fondi mund të formohet përmes kontributeve të qytetarëve.
Kronika sjell më shumë detaje rreth kësaj çështjeje.



















You must be logged in to post a comment Login