Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, ka bërë debutimin e tij me skuadrën e re Spartakun e Moskës.
Daku u inkuadrua në minutën e 68-të të ndeshjes, por nuk arriti të ndikonte ndjeshëm në lojë.
Spartaku i Moskës përjetoi një humbje të ngushtë, duke u mposhtur me rezultatin 1:2 nga Krasnodari, sipas raportimeve nga Klankosova.tv.
<
Futbollisti nga Kosova mori vlerësimin e notës 6.3 për paraqitjen e tij.
Në moshën 28 vjeçare, Daku u transferua në Spartak nga Rubin Kazani për një shumë prej 11 milionë eurosh.
Be the first to comment