Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Zyrtare: Edvin Kuç rikthehet te Ballkani

Zyrtare: Edvin Kuç rikthehet te Ballkani

Nënkampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, ka njoftuar rikthimin e njërit prej ikonave të tij. Edvin Kuç, i cili ka ushtruar funksionin e kapitenit për ekipin suharekas, po kthehet në radhët e klubit.

Kuç rikthehet në futbollin kosovar pas një aventure dyvjeçare në Azerbajxhan. Ky rikthim, i pritur nga tifozët, është konfirmuar nga Ballkani përmes një videoje të publikuar në faqen e tyre zyrtare.

Në moshën 32 vjeçare, Kuç ka qenë një nga yjet e gjeneratës së artë të trajnerit Ilir Daja. Gjatë karrierës së tij me Ballkanin, ai ka arritur të fitojë 3 tituj kampioni, një Superkupë dhe është angazhuar në fazën e grupeve të Conference League.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement